Site icon PORTALB

Recension: Mijëra njerëz morën pjesë në Marshin e paqes në Moskë kundër luftës në Ukrainë

Preciziteti është një gjë shumë e rëndësishme, ndërsa në gazetari është i pandashëm nga kategoria saktësi. Një mijë, disa mijë, mijëra – përdorimi joadekuat i cilit do qoftë nga këto vlerësime për numër bart me vete rrezik serioz për ta dështuar vërtetësinë e informatës. Mirëpo, nëse në një material të njëjtë përdoren të gjitha këto numra, atëherë fitojmë një turlitavë gazetareske.

Linku deri te artikulli origjinal: Mijëra njerëz morën pjesë në Marshin e paqes në Moskë kundër luftës në Ukrainë

Data dhe koha e publikimit: 21.09.2014

Data e recensionit: 22.09.2014

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

JOPRECIZITET GAZETARESK PËR TA “SHASHTRISUR” OPINIONIN

Në titull është përdorur shprehja “mijëra”, në nëntitull “më shumë se njëmijë”, e më poshtë në tekst thuhet se “sipas agjencive botërore në protestë kanë marrë pjesë 20 mijë njerëz”, që më në fund të jepet vlerësimi i policisë prej “rreth 5 mijë pjesëmarrësve”. Е tani jam i hutuar, me të vërtetë i hutuar. Aq shumë përpjekje për ta qëlluar numrin në një hapësirë të vogël është me të vërtetë e tepruar. Është e saktë se jo vetëm që është mosmirënjohëse në aspekt gazetaresk, por edhe e vështirë që të jepet një numër i përafërt, nuk flasim për numër të saktë, për masovitetin e ndonjë tubimi, mirëpo poashtu është e palejueshme që të manipulohet me numra të cilat jo vetëm që nuk e informojnë, por e hutojnë publikun. Të jemi më precizë, lajmi i cili vetë lavdërohet për “laramaninë” e tij, na detyron të kërkojmë nëpër media të tjera që të konsatojmë se çka në të vërtetë ka ndodhur dhe sa njerëz janë mbledhur në protestën e paqes në Moskë. Ja një fotografi e cila më mirë e pasqyron se sa ka qenë vizitueshmëria në këtë tubim:

Tl jemi konsekuent, bëhet fjalë për një lajm agjencie i cili është kopjuar në tërësi, që është theksuar në mënyrë të qartë, i cili qysh gjatë përgatitjes e ka gabimin e fabrikës me joprecizitetin dhe hutinë rreth numrit të njerëzve në tubimin e mbajtur në Rusi. Megjithatë, kjo nuk e zvogëlon përgjegjësinë gazetareske të atij që thjesht ka vendosur të bëjë një copy-paste të informatës themelore, duke u mbështetur në mënyrë të verbër në atë që është shkruar nga agjencia shtetërore gazetareske e vendit. Prandaj, vijmë deri te rregulli i rëndësishëm profesional për kontrollim të dyfishtë, e nëse duhet edhe të trefishtë të gjithë asaj që publikohet dhe që ka për qëllim ta informojë publikun. Mirë ka thënë populli “Dy herë mat e njëherë pre”! Sinqerisht, as përmbajtja e as origjinali dhe kopja nuk është e detajuar sa duhet dhe nuk e përshkruan në mënyrë korrekte ngjarjen. Përshtypja është se sikur ka pasur dëshirë, dhe është tepruar, nëpërmjet këtij lajmi, sikur është diçka e parëndësishme – “një protestë e vogël në Moskë”.

Prandaj, si përfundim mund të themi se kemi shembull për një qasje joserioze që ka rezultuar me produkt të papërgjegjshëm gazetaresk.

Exit mobile version