Qeveria nuk e mohon mundësinë për shpalljen e zgjedhjeve të reja të parakohshme parlamentare, nëse deri në publikimin e raportit vjetor të Komisionit Evropian, opozita nuk kthehet në Kuvend. Deri më tani Qeveria nuk i ka paguar harxhimet e anëtarëve të organeve zgjedhore në mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare që u mbajtën në muajin prill të këtij viti.
Nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor thonë se listat janë dorëzuar në Ministrinë e financave por ende nuk kanë marrë përgjigje se kur do ti paguajnë këto harxhime.