Site icon PORTALB

Maqedonia votoi ‘pro’ rezolutës për komunitetin e homoseksualëve në KB

OKB

OKB

Këshilli për të drejtat e njeriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara e miratoi rezolutën me të cilën dënohet diskriminimi dhe dhuna ndaj homoseksualëve, ndërsa në mesin e shteteve që votuan ‘pro’ rezolutës është edhe Maqedonia.

Në rezolutë shprehet shqetësimi për aktet diskriminuese dhe të dhunës ndaj këtij komuniteti në rajon dhe botë  për shkak të orientimit të tyre seksual apo identitetit gjinor.

Për rezolutën votuan 25 vende, prej të cilave tre nga Ballkani- Maqedonia, Mali I Zi dhe Romania, ndërsa kundër votuan 14 shtete ndërsa 7 ishin të përmbajtur.

Exit mobile version