Site icon PORTALB

Pas skandalit me përmendoren e Agollit, e tallin Grubin dhe BDI-në (FOTO)

Tallje me BDI-në, "Selfie@ para Car Dushanit foto: Facebook

Tallje me BDI-në, "Selfie" para Car Dushanit foto: Facebook

Mbrëmë populli shqiptar në Maqedoni mësoi një lajm skandaloz. Përmendorja e Nexhat Agollit në fakt nuk qenka e tij por e veprimtarit maqedonas Metodija Shatorov – Sharlo. Kjo informatë me gjasë më shumë e ka prekur Artan Grubin i cili bëri një fotografi “selfie” para kësaj përmendore, duke qenë sipas tij, i “keqinformuar nga mediat”. Për hir të së vërtetës, të gjithë e quajtëm Sharlon- Agolli edhe pse me dozë rezerve, por sërish të bazuar në atë se Grubi “e di mirë çfarë flet” meqenë se ai është person kyç në BDI dhe prezantohet si i tillë.
Edhe pse i kontaktuar, ai edhe si për çështjet e tjera ashtu edhe sot mbetet i pakapshëm për Portalb, të sqarojë se ku janë atëherë tre përmendoret shqiptare?

Sidoqoftë, rrjeti social Facebook, vazhdon të vlojë nga komentet dhe talljet për këtë ndodhi. Më poshtë janë disa fotografi të montuara:

Exit mobile version