Site icon PORTALB

Policia sanksionon mbi një mijë pjesëmarrës në komunikacion

Policia e Maqedonise

Policia e Maqedonise

Policia rrugore gjatë kontrolleve javën e kaluar ka sanksionuar mbi një mijë pjesëmarrës në komunikacion për thyerje të ligjit për siguri në komunikacion.

Sipas MPB në 54 raste është vërtetuar se pjesëmarrësit në komunikacion kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit. 50 kanë vozitur me afat të kaluar të lejes për vozitje, 53 pa leje vozitje. Në 30 raste është vërtetuar kalim i semafori në të kuqe, në 72 raste është vozitur mbi normën e lejuar dhe shkelje të tjera.

Exit mobile version