Ka mbaruar takimi mes delegacionit të SASHK të kryesuar nga kryetari Nedellkovski dhe ministrit për arsim dhe shkencë, Abdilaqim Ademi.
Të dy palët janë marrë veshtë që dialogu social që e kërkon Sindikata të vazhdoj për të gjitha kërkesat përveç asaj të rritjes së rrogave.
Sqarimi i ministrit Ademi ishte se buxheti tash më është ndarrë dhe nuk ka hapësirë për korrektime përveç atij 4 përqindëshit që do ta marrë e gjithë administrate shtetërore.
Dialogu mes SASHK dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës do të vazhdojë nëpërmjet grupeve punuese që do të shqyrtojnë kërkesat e arsimtarëve. Greva e nesërme e arsimtarëve do të lihet në pritje.