Më në fund është rikthyer buzëqeshja edhe tek skaudra e Barcelonës, pas barazimit në mesjavë që pati ndaj Malagas.
Barca arriti të mposhtë me shumë lehtësi skuadrën e Granadas me rezultat të thellë 6-0 në Camp Nou.
Hero i kësaj ndeshje ishte Neymar i cili realizoi het-trik në këtë ndeshje, shënoi dy herë brenda pjesës së parë, kurse golin e tretë e shënoi Ivan Rakitic.
Edhe në pjesën e dytë Barcelona tregoi lojë të shkëlqyer ku nuk mungoi as goli i Lionel Messit. Në minutën 66′ ishte përsëri Neymar që e kompletoi het-trikun.
Fitoren e Barcelonës e vulosi ylli argjentinas, Lionel Messi.
Me këtë fitore Barca rëndeitet në krye të tabelës, me tre pikë më shumë se Valencia, e cila nesër udhëton te Real Sociedad. / Portalb