Site icon PORTALB

Egjipt, fillon seanca për të dhënë verdiktin ndaj Mubarakut

Mubarak ka frikë se do ta vrasin

Një gjykatë egjiptiane të shtunën filloi seancën për të dhënë vendimin ndaj Hosni Mubarakut i akuzuar për urdhërimin e vrasjes së protestuesve anti-regjim.

Mubarak, ish-ministri i tij i brendshëm Habib al-Adly dhe gjashtë zyrtarë të lartë të sigurisë janë akuzuar për urdhërimin e vrasjes së qindra protestuesve gjatë kryengritjes 18-ditore, e cila i dha fund sundimit 30-vjeçar të Mubarakut në fillim të vitit 2011.

Mubarak – së bashku me dy djemtë e tij dhe manjati i biznesit Hussein Salem – përballen me akuzat për korrupsion financiar, abuzim me pushtetin, dhe eksportim të  gazit natyror egjiptian në Izrael.

Në fund të vitit 2012, Mubarak dhe al-Adly u dënuan me 25 vjet burg për urdhërimin e vrasjes së demonstruesve gjatë kryengritjes.

Gjykata më pas urdhëroi një rigjykim, pasi avokatët e ish presidentit apeluan me sukses dënimin./mesazhi/

Exit mobile version