Site icon PORTALB

Përmendorja u vendos në Shkup, askush nuk e di se kush është (FOTO)

Pasi që u bë e ditur nga shefi i kabintetit të Ali Ahmetit, se përmendroja e vendosur sot në sheshin “Maqedonia” është e veprimtarit shqiptar Nexhat Agolli, Portalb bëri disa fotografi nga kjo përmendore. Por ajo që është shumë e çuditshme, është se në këtë përmendore askund nuk ka pllakë e cila tregon se bëhet fjalë për Agollin.

Si që shihni nga fotografitë, përmendorja nuk ka asgjë të shënuar ndër të. Mbase pllaka do të vendoset në ditët në vijim?


Kalimtarët e rastit thanë për Portalb se nuk e kanë idenë kush është personi i betonuar në shesh.


“Jo nuk e kam idenë, mund të jetë cilido” tha B.S.

“Pse a nuk është ky edhe ndonjë “maqedonas antik” ” komentoi R.M


“Kështu si e kan bërë sheshin, nuk i dallon njerëzit e ku më përmendoret” tha një tjetër kalimtar, J.A. Ende mbetet e paqartë kur do të vendosen edhe dy bustet e tjera të paralajmëruar që në vitin 2011- ajo e Josif Bagerit dhe Pjetër Bogdanit ./Portalb

Exit mobile version