“Darka e Budallenjve” e hap Festivalin e Teatrit të Tetovës

Nesër (26 shtator, e premte) e hap siparin Festivali i Teatrit të Tetovës. “Darka e Budallenjve” e Teatrit të Kumanovës do të jetë drama e cila do të shfaqët para publikut tetovar në ditën e parë të festivalit.

Drejtori i Teatrit, Valmir Aziri për Portalb thotë se ky është edicion i tretë i festivalit dhe se përzgjedhja e dramave është shumë interesante.

“Kemi një organizim të përkryer, kemi vendosur njerëzit e duhur në pozitat e duhura. Kemi një përzgjedhje interesante të dramave, kemi dalë nga korniza një-nacionale duke sjellë edhe shfaqe të teatrit maqedonas si dhe turk. Arti është universal dhe ia vlen ti kemi këto drama në programin tonë. Selektor i dramave është Bajrush Mjaku” thotë Aziri.

Portalb: Kur më në fund do të mund të shihen shfaqet në objekt të ri, edhe 2014-ta afrohet ka fundi?

“Jemi ende në pritje të përfundimit të procedurave tenderiale. Bëhet fjalë për një projekt të madh, do të jetë objekti më i madh i teatrit në rajon, flas për shqiptarët. Nuk dëshirojmë të ngutemi pasi që na duhet një kohë më e gjatë për etabilim e projekteve të mëdha. Konsultojmë dhe ekspertë evropian dhe tani për tani mund t’ju themi se punojmë intensivisht në atë drejtim.” shprehet për Portalb, Aziri.

Megjithatë, edhe pse ende nuk ka objekt të teatrit të ri i cili ka dekada që pritet në Tetovë, Aziri thotë se financiarisht për këtë Festival mjetet e ndara nga Ministria janë dyfishuar nga viti i kaluar ndërsa ndihmë ka edhe nga pushteti lokal.

“Nga Ministria e Kulturës janë dyfishuar mjetet për këtë Festival, në krahasim me ato që ishin një vit më pare 500 mijë denarë, këtë vit janë 1 milion denarë. Kemi një ndihmë të madhe nga kryetarja e Komunës të Tetovës, Teuta Arifi edhe pse ajo ka vetëm një vit që është kryetare. Kemi ndihmën pa rezervë nga Teatri Kombëtar Shqiptar.” shprehet për Portalb, Aziri.

Ky është programi i plotë i Festivalit, edicioni III- 26 shtator – 1 tetor 2014

E Premte, 26 Shtator 2014 ora 20:00 – TEATRI I KUMANOVËS

“DARKA E BUDALLENJËVE”
Autor: Frensis Veber
Regjisor: Dimitar Elenov

Aktorë: Qazmedin Nuredini , Shkelqim Islami, Amernis Nоkshiq Jovanovski, Musa Isufi, Flora Kadriu, Ismail Kasumi dhe Simona Toskiq

E Shtunë, 27 Shtator 2014 ora 20:00 – TEATRI KOMBËTAR I KOSOVËS

“VDEKJA E NJE KOMISIONERI”
Autor: Arthur Miller
Regjia: Ljupço Gjorgievki

Aktorë: Ismet Azemi, Igballe Qena, Hazir Haziri, Armend Ismajli, Bislim Muçaj, Basri Lushtaku, Eshref Durmishi, Sheqerije Buçaj, Shpëtim Kastrati, Albulena Kryeziu, Shota Baraliu, Shkumbin Osmani

E Diel, 28 Shtator 2014 ora 20:00 – TEATRI POPULLOR MAQEDONAS – SHKUP

“Gjermanët e humbur”
Autor: Dejan Dukovski
Regjia: Sllobodan Unkovski

Aktorë: Toni Mihajllovski, Nikolla Ristanovski, Kamka Toçinovski, Svezda Angelovska, Jovica Mihajllovski, Jordan Simonov, Oliver Mitkovski, Sanja Arsovska, Emil Ruben

E Hënë, 29 Shtator 2014 ora 20:00 – TEATRI I TETOVËS – TETOVË

“VAZJA KUQeZI”
Autor: Neil Simon
Regjisor: Kastriot Çipi

Aktorë: Adrian Aziri, Visar Vishka dhe Linda Shabani

E Martë, 30 Shtator 2014 ora 20:00 – TEATRI TURK – SHKUP

“GURI”
Autor: Marius Von Majenburg
Regjia: Bilge Emin

Aktorë: Ziba Radonçiq, Xhenap Samet, Suzan Akbelge, Zubejde Selimovska Ali, Funda Ibrahim, Biljana Jovanovska

E Mërkurë, 01 Tetor 2014 ora 20:00 – TEATRI SHQIPTAR – SHKUP

“GJYMTIMI”
Autor: Martin McDonagh
Regjia: Qëndrim Rijani

Aktorë: Adem Karaga, Xhevdet Jashari, Amernis Nokshiqi dhe Luran Ahmeti

Lajme të ngjashme

Back to top button