Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka njoftuar se, sot, do të paraqes një plan mbi reformat që do t’i ndërmarr vendi i tij, e të cilat do t’i mundësojnë asaj aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pas 6 vitësh.
Poroshenko, ka thënë se plani. “Strategjia 2020’, përmban rreth 60 reforma në sektor social e ekonomik.
Poroshenko ka nënshkruar një marrëveshje tregtare në Bruksel më 27 qershor, e cila parashikon krijimin e një zone të thellë dhe gjithëpërfshirës të tregtisë së lirë.
Këtë marrëveshje parlamenti i Ukrainës e ka ratifikuar më 16 shtator.
Sidoqoftë, zbatimi i kësaj marrëveshjeje do të fillojë në janar 2016.