Site icon PORTALB

Sela: Zhurmuesit e akuzave për korrupsion do të përballen në gjykatë

Komuna e Strugës reagon ndaj akuzave të Degës së PDSH-së në këtë qytet që akuzon Ziadin Selën për nepotizëm dhe korrupsion.

“Reagojmë ndaj disa zhurmuesve, që tashmë prej disa javësh shqetësojnë opinion publik të qytetit tonë dhe u themi që të mos i lodhni më njerëzit, se ata nuk përfaqësojnë asgjë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyra për informim e Komunës së Strugës.

Për këto akuza, në komunikatë thuhet se i dënuari me kusht për keqpërdorim te detyrës zyrtare dhe korrupsion që paraqitet si i ashtuquajtur ” kryetar dege”, për akuzat që bën do të përballet në gjykatë.

Exit mobile version