Site icon PORTALB

Liri në vend të frikës – ditët ndërkombëtare për aksion

Maqedonia përsëri i bashkangjitet lëvizjes ndërkombëtare Liri në vend të frikës (Freedom Not Fear) e cila angazhohet për tre parime kryesore:


Fondacioni Metamorfozis i fton përfaqësuesit e mediave, organizatave joqeveritare dhe asociacioneve të tjera, institucioneve shtetërore dhe arsimore, sektorit privat dhe të gjithë qytetarët e tjerë të japin përkrahje duke marrë pjesë në ngjarjen publike që do të mbahet më 26 shtator 2014 – e premte, prej orës 11, në klubin GEM në Shkup në Çarshinë e vjetër (Menada). 

Ngjarja në Shkup është pjesë e Ditëve ndërkombëtare për aksion që do të mbahen prej 26 deri më 29 shtator 2014 dhe të cilat i përkrahin mbi 150 organizata nga e gjithë bota. Me këtë rast, në Bruksel do të mbahet një seri ngjarjesh, ku bën pjesë një konferencë dhe debate publike me pjesëmarrje të aktivistëve dhe të anëtarëve të Parlamentit Evropian, ndërsa në Luksemburg do të mbahet edhe një marsh protestues. 

Maqedonia në Liri në vend të frikës merr pjesë që nga viti 2008. Më tepër informata për lëvizjen në nivel botëror gjenden në www.freeedomnotfear.org

Aktivitetet e parapara për ngjarjen në Shkup

Kërkesat e lëvizjes “Liri në vend të frikës”


1. Kufizimi i masave për mbikëqyrje


2. Vlerësimi i autorizimeve aktuale për mbikëqyrje

Apelojmë për rishqyrtim të pavarur të të gjitha autorizimeve për mbikëqyrje sa i përket efektivitetit, përmasave, harxhimeve, efekteve të padëshiruara të dëmshme dhe zgjidhjet alternative. 
Veçanërisht apelojmë deri te Parlamenti Evropian që menjëherë t’i rishqyrtojë projektet aktuale dhe ato të planifikuara për siguri të brendshme me të cilat kufizohen të drejtat themelore të njerëzve në Evropë. 

3. Мoratorium për autorizimet e reja për mbikëqyrje 

Pas “garës për armatim” me masa të sigurisë gjatë disa viteve të fundit, kërkojmë ndërprerje urgjente të lgijeve të reja për siguri të brendshme, të cilat edhe më tepër i kufizojnë liritë qytetare. 

4. Sigurimi i lirisë së të shprehurit, dialogut dhe informimit në internet 


5. Mbrojtja e të drejtave të njeriut 

I ftojmë të gjitha qeveritë, parlamentet dhe gjykatat t’i ruajnë të drejtat e njeriut si interesin më të lartë të mbrojtur me ligj, t’i harmonizojnë të gjitha aktet dhe vendimet për këtë parim dhe të mos e injorojnë këtë për asnjë çështje tjetër.

 

Exit mobile version