Site icon PORTALB

Konkurs për punë praktike në Gjermani

Punë në Gjermani

Të rinjtë, student, që janë në fund të studimeve ose kanë diplomuar, do të mund të paraqiten për të punuar dhe qëndruar disa muaj në Gjermani. Komiteti për Evropën Lindore dhe Lidhja e shoqatave të industrisë gjermane do të japin bursë për punë praktike për studentët e Ballkanit Perëndimor.

Afati i fundit i paraqitjes është 31 tetor 2014.

Kandidatët nuk është e obligueshme që ta njohin gjuhën gjermane, por duhet së paku të njohin gjuhën angleze.

Kandidatët mund të paraqiten direkt në  internet-platformën e programit nëpërmjet linqeve që çojnë në fushat përkatëse (gazetari, arkitekturë, teknologji informatike, inxhinieri elektroteknike).

Për më shumë informacion vizitoni web-faqen e programit http://www.stipendienprogramm.de/.

Exit mobile version