Site icon PORTALB

Çairi nikoqire e Arbëreshëve të Italisë, nënshkruhet deklaratë bashkëpunimi

Arbëreshët e Kalabrisë filluan takimin e tyre protokollar me komunat shqiptare. Nikoqire e delegacionit të arbëreshëve të Italisë, i udhëhequr nga dekani i Fakultetit Albanologjik të Universitetit të Kalabrisë dhe studiues i njohur i albanologjisë, Prof. dr. Francesko Altimari ishte komuna e Çairit.

Delegacioni u prit nga kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti. Të pranishëm në këtë takim me arbëreshët e Kalabrisë ishte edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Eshtë nënshkruar deklaratë për bashkëpunim mes kryetarit të komunës, Izet Mexhitit dhe kryetarit të bashkësisë së arbëreshëve Cosmo Azzinari për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

Gjatë këtij takimi në sallën e komunës së Çairit është bërë prezantimi i studimeve arbëreshe nga profesor Francesko Altimari.

Në këtë takim prezent ishte edhe ambasadori i Italisë, funksionar dhe kryetar komunash.

 

Exit mobile version