Site icon PORTALB

Imeri nga Bogovina: Ja pse jam me Selën (VIDEO)

Abedin Imeri

Abedin Imeri

Sot është prononcuar edhe një përkrahës i lëvizjes për reformim të PDSH-së, e udhëhequr nga kryetari i Strugës, Ziadin Sela. Në mesazhin e tij, kryetar i Këshillit në fshatin Bogovine‏në rajonin e Tetovës, Abedin Imeri ka radhitur arsyet pse ai do të kyçet në lëvizjen e Selës si dhe pse konsideron se PDSH-ja duhet të reformohet dhe rifreskohet.

Gjatë ditëve të kaluara jam takuar me shumë njerëz të profesioneve të ndryshme të cilët të gjithë e përkrahin Lëvizjen për Reformimin e Partisë Demokratike Shqiptare. Të gjithë konstatojnë se PDSH-ja duhet të reformohet dhe rifreskohet për faktin e thjeshtë sepse shumë zgjedhje radhazi është opsioni humbës. Askush prej votuesve, asnjëri prej anëtarëve nuk dëshiron që PDSH-ja të vazhdojë të humb. Prandaj askush nuk voton askënd për të qenë lider opozite. Mendoj që koha e Ndryshimit është Tani. Është koha kur të gjithë duhet të angazhohemi dhe të punojmë që të fitojë PDSH-ja. me fitoren e këtij opsioni dhe ngadhënjimin e kësaj ideje, do të lind epoka e re për të gjithë shqiptarët. Boll na gënjyen, t’i marrim punët në duart tona, të luftojmë me vendosshmëri që shqiptarët të jenë faktor në institucione dhe të barabartë në çdo sferë.” shprehet mes tjerash Imeri. /Portalb

Exit mobile version