Site icon PORTALB

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor viziton Maqedoninë

Borut Pahor

Borut Pahor

Presidenti i Republikës së Sllovenisë Borut Pahor prej sot qëndron për vizitë dyditore zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

Në kuadër të vizitës, sot është paraparë që Pahor të ketë takim tet-a-tet me nikoqirin e tij, presidentin e Maqedonisë Gjorge Ivanov, ndërsa të mërkurën ta vizitojë hidrocentralin Sveta Petkë.

Pahor në Shkup do të takohet edhe me përfaqësues të kompanive sllovene, si dhe me sllovenët të cilët punojnë dhe jetojnë në Maqedoni, ndërsa do të mbajë edhe prezantim të shkurtër në Kampionatin evropian në basketboll që nga 4 deri 22 shtator do të mbahet në Slloveni.

Exit mobile version