Site icon PORTALB

Në Tetovë shënohet “Dita pa automjete”

Kolona e veturave - Tetovë – Gostivar

Sot në ora 11:00 do të bëhet shënimi i “Ditës pa automjete”, aktivitet ky që organizohet në kuadër të Javës Evropiane të Qarkullimit.

Me këtë rast do të lëshohet edhe zyrtarisht në përdorim shtegu për biçikleta nga ana e kryetares së komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Ngjaja është paraparë të fillojë në qarkun rrethor të rrugës Jane Sandanski dhe Iliria (përpara kafeterisë Melody).

Exit mobile version