Site icon PORTALB

Ndryshime në eshalonin e tretë në BDI

BDI - Llogo

BDI

BDI-ja ende nuk ka deleguar kuadro të saj në postet e rezervuara për partinë e Ahmetit sa i përket drejtorëve, 3 muaj pas formimit të Qevrrisë. Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së Abdilaqim Ademi theksoi se komisioni brenda partisë ende po shqyrton punën e drejtorëve të deritanishëm dhe emrat e mundshëm për postet qeveritare. Pritet që BDI-ja ti ndryshojë drejtorët që tashmë një kohë të gjatë udhëheqin me drejtori të caktuara, njofton Alsat-M.
 
“Është emëruar drejtori i Postave të Maqedonisë, së shpejti pritet edhe emërimi i drejtorit në Agjencinë për Investimeve të Huaja dhe Qendrën për Menaxhim me Kriza. Ajo që dua të theksoj është se ne sigurisht që do të shqyrtojmë pozicionet e drejtorive aktuale të cilat janë emëruar dhe janë në pozita të njëjta një kohë më të gjatë, për të parë efikasitetin e tyre, por edhe për të shqyrtuar mundësinë e rotacionit të drejtorive”, tha Abdilaqim Ademi, Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së.

Përderisa BDI-ja ka lënë vendet boshe, zv/drejtorë nga radhët e VMRO-DPMNE-së ose ushtruesit e detyrës drejtorë në disa institucione, kanë shpallur konkurse për pranimin e të punësuarve të rinj, duke mos respektuar përfaqësimin e drejtë dhe adekuat gjatë procedurës së pranimit. Për këtë shkak është anuluar tashmë konkursi i Agjencisë për Investime të Huaja, ndërsa në 3 institucione të tjera janë hapur konkurse shtesë për pranimin e shqiptarëve.

Bashkimi Demokratik për Integrim gjatë kohë ishte në qendër të kritikave, për shkak të vlerësimeve se gjatë ndarjes së kulaçit qeveritar, nuk ka arritur të marrë asnjë nga drejtoritë e rëndësishme, edhe pse para zgjedhjeve premtonte drejtori dhe agjenci me peshë.

Exit mobile version