Vardari sot nis aventurën e Ligës së Kampioneve

Sot do të luhen ndeshjet e para të turit të dytë të Ligës së kampioneve, e ku pjesëmarrës është dhe skuadra nga Maqedonia, Vardari që si kampione e shtetit do të përballet me ekipin e Steaua nga Bukureshti, një ekip që ka përvojë të madhe në futbollin evropian dhe është favorit absolut në këtë sfidë. Ndeshja luhet në Bukuresht me fillim në ora 19:45. 

Nga ana tjetër edhe kampioni i Shqipërisë, Skënderbeu do të ketë një detyre shumë të vështirë, duke marrë parasysh se përballë do të ketë kampionët e Azarbajxhanit, skuadrën e Neftçi. 

Kampionët nga Azarbajxhani janë përforcuar bukur shumë, dhe në radhët e tyre ka shumë futbollistë ndërkombëtarë, që vijën nga Brazili, Kili, Zvicra, Paragua, Hollanda, Serbia dhe maqedonasi Igor Mitrevski. 

Kampionët e Shqipërisë këtë verë kanë humbur një numër të madh të futbollistëve, ndërsa mungesë do të jetë dhe përforcimi nga Shkupi, Muzafer Ejupi, i cili shkaku i vizës nuk do të ketë mundësi që të luajë në ndeshjen e parë. Ndeshja Neftçi Skënderbeu luhet me fillim në ora 18:00.

Lajme të ngjashme

Back to top button