Pas një starti të dobët e më në fund si duket ka filluar të shpërthej skuadra e Real Madridit.
Në ndeshjen e zhvilluar në kampionat mbretërit kanë arritur të fitojnë në udhëtim te Deportivo La Coruna me rezultat 8-2.
Serinë e golave e hapi Cristiano Ronaldo në minutën e 29, pas 7 minutash dyfishoi James Rodriguez, ndërsa për rezultatin final të pjesës së parë mendoi sërish portugezi me golin e minutës së 41.
Me fillimin e 45 minutave të dyta Reali nuk e ndali ritmin duke shënuar edhe dy herë të tjera me autor Bale (66, 74), sërish Ronaldo (78) dhe Hernandez (88, 90+3).
Dy golat e vetëm për Deportivon i shënuan Medunjanin në minutën e 51 dhe Toche në të 84-tën.
Me këtë fitore Reali arrinë në kuotën e 6 pikëve dhe rënditet në vendin e 5, kurse Deportivo mbetet me 4 pikë. / Portalb