Site icon PORTALB

Ja se si e komenton Artan Grubi, krijimin e Iliridës

Artan Grubi

Artan Grubi

Subjektet politike shqiptare BDI dhe PDSH nuk e kanë komentuar aktivitetin e djeshëm të Nevzat Halilit me shokë, duke shpallur Republikën e Iliridës. Megjithatë, nga komenti nuk është përmbajtur shefi i kabinetit të liderit të BDI-së, Artan Grubi i cili në profilin e tij në Facebook ka komentuar aktin e shpalljes së kësaj republike duke  vlerësuar për keqardhje.

“Nga respekti për kujtimet nga e kaluara, nuk desha të mirrem me këtë që paralajmëroheshte dhe ndodhi sot.  Por, sot, para përmendores së Skenderbeut, në sheshin që mban emrin e tij, u tha që UÇK dhe lufta e djemve dhe bijave shqiptare janë produkt i forcave të huaja, përfshirë edhe Serbinë, si dhe që lufta e vitit 2001 nuk ishte vullnet i shqiptarëve. Ishte pikërisht kjo që ju duheshte ta ndëgjojnë keqdashësit të thënë nga një shqiptar, pa marrë parasysh se sa margjinal është ai sot, sepse përputhet me konceptet e tyre. Keq, vërtet shumë keq” shkruan ai.

 

 

Exit mobile version