Site icon PORTALB

“Elbasan Arena” po vishet Kuq e Zi (Foto)

Elbasan Arena

Elbasan Arena

Duhen edhe pak ditë që punimet në stadiumin, “Elbasan Arena” të përfundojnë plotësisht. Impianti i ri, i cili duke filluar nga 11 Tetori do të jetë “shtëpia” e re e Kombëtares shqiptare të futbollit ka marrë një tjetër pamje, transmeton oranews.

Nga dita e djeshme në stadium ka nisur puna edhe për vendosjen e stolave, të cilat do të jenë në ngjyrat kuq e zi, ndërsa për tribunën Vip do të ketë stola të veçantë.

Stadiumi pritet të jetë gati para ndeshjes eleminatore kundër Danimarkës, më 11 tetor ku dhe do të përurohet.

 

Exit mobile version