Site icon PORTALB

Bayerni tronditi Cityn në minutën e fundit (Video)

Duel nga ndeshja Bayern - City

Duel nga ndeshja Bayern - City

Bayern Munichu i Pep Guardiolas arriti të shënojë një fitore të vështirë në përballje me Manchester Cityn në Alianz Arena.

Bavarezët triumfuan minimalisht 1:0 falë një goli të vonshëm të shënuar nga mbrojtësi, Jerome Boateng.

Ky i fundit realizoi bukur me një gjuajtje në këndin e majtë të portierit, Joe Hart, duke sjell gëzim te tifozët gjermanë.

Ndryshe, në bankën rezervë të Bayernit për 90 minuta qëndroi kosovari, Xherdan Shaqiri.

Exit mobile version