Site icon PORTALB

Pakistanezët largojnë nga aeroplani politikanin e rëndësishëm (Video)

Kompania shtetërore e fluturimeve, PIA e Pakistanit, shpesh vonon fluturimet për t’ia bërë qejfin politikanëve të rëndësishëm, për çka udhëtarët presin me orë të tëra.
Por, vonesat e përhershme dhe anulimet e fluturimeve, kanë zemëruar udhëtarët pakistanezë, ndaj kanë ndaluar një politikan me ndikim të futet në aeroplan, pasi ishte vonuar të paktën dy orë, transmeton Telegrafi.

Në videon e postuar në internet shihen udhëtarët tek i bërtasin “turp” ish ministrit të Brendshëm, Rehman Malik. Ata nuk e lënë të futet e pastaj e largojnë edhe nga ndërtesa e aeroportit.

Aeroplani i kompanisë shtetërore, PIA, fluturoi pa Malikun nga Karaçi në Islamabad.

Po ashtu, edhe një politikan që është vonuar, Rames Wakwani, ishte dëbuar më parë nga aeroplani.

Exit mobile version