Kombet e Bashkuara kanë përllogaritur se rreth 805 milionë njerëz në të gjithë botën vuajnë nga mospasja ushqim, nga mospasja e ushqimit në vazhdimësi ose nga të ngrënit nën normat që duhen.
Afrika është kontinenti më problematik, ku në pjesën nën Saharanë 1 në 4 persona jeton në skamje, shkruan TCH.
Situata më kritike paraqitet në Jemen, ku zia e bukës është përhapur në masë.
Në Azi janë 626 milionë njerëz që nuk kanë ushqim mjaftueshëm.
Megjithatë, që nga viti i largët 1990 ka përmirësime, pasi janë rrethn 200 milionë njerëz që kanë dalë nga “gjendja e mjerë e urisë”.