Teuta Arifi takohet me përfaqësuesit e ON të Ndihmës Islamike

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, priti në takim delegacionin e kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i  Organizatës Ndërkombëtare të Ndihmës Islamike, Ehsan Saleh Al-Taieb. Kjo organizatë kryen veprimtari tejet të vlefshme në sferën humanitare dhe sociale. Programet e saj synojnë zhvillimin e komuniteteve përmes punës humanitare dhe institucionale, në një  mënyrë që u shërben njerëzve të arrijnë rekonstruksion dhe zhvillim.

Përfaqësuesit e kësaj organizate u shprehën të kënaqur nga iniciativa për vendosje të themeleve të një bashkëpunimi të mirëfilltë mes tyre dhe Komunës së Tetovës. Për projektet e dërguara nga Komuna e Tetovës deri te kjo organizatë ata reflektuan gatishmëri për përkrahje, duke shprehur përkushtimin e tyre gjatë analizimit të mundësive për realizimin e këtyre projekteve.

Lajme të ngjashme

Back to top button