Recension: ISIS-i i tejkaloi kufinjtë: U priten kokat pesë grave – kokat i kanë hedhur në mbeturina

Shembull për një lajm agjencie që është përpunuar keq dhe që në mënyrë plotësuese është shëmtuar me një titull joadekuat, i cili në mënyrë të papërshtatshme përpiqet të bëjë njëfarë lloj shkallëzimi për sjelljen dhe veprimet e një grupi, i cili në përgjithësi manifeston mosrespekt të plotë ndaj rëndësisë së jetës së njeriut dhe përfitimeve themelore të civilizimit. A i është dashur dikujt prerje e re masovike e kokave të njerëzve që të kuptojë se ajo që e bën ISIS-i është jashtë gjithë kufinjve të normales?!

22Linku deri te artikulli origjinal: Recension: ISIS-i i tejkaloi kufinjtë: U priten kokat pesë grave – kokat i kanë hedhur në mbeturina

Data dhe koha e publikimit: 09.09.2014

Data e recensionit: 09.09.2014

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

NUK KA “KAFSHATË TË LEHTË GAZETARESKE”

Vërtetësia e këtij materiale nuk është problematike, për shkak se informata e cila plasohet është publikuar në disa media të tjera. Kontestuese është mënyrë në të cilën ky lajm i paraqitet publikut në Maqedoni. Qasja tregon një dozë të madhe të papërvojës dhe papjekurisë – vetëm lexojeni fjalinë e parë: “Organizata terroriste ISIS i tejkaloi kufinjtë në Mosul”?! Atë që ka dashur ta thotë teksti, e që konstatohet pasi të lexohen tekstet për këtë ngjarje, është se në Mosul – qytet i cili me muaj është në kontroll të islamistëve, ISIS-i ka bërë diçka që, sipas dikuj, është jashtë gjithë kufinjve. Prisni, a ka pasur nevojë autori tekstit që të kalojë aq kohë dhe gjithë këto ekzekutime publike që ta kuptojë se veprimet e ISIS-it janë çemnduri dhe se tani ia servon këtë publikut vendor si një zbulim gazetaresk. Është absolutisht e qartë se veprimi i fundit është i neveritshëm dhe i pakuptueshëm, shpresoj fuqisjëm të jetë edhe i fundit i këtij lloji, mirëpo ai assesi nuk duhet të paraqitet si njësi matëse për atë se “tejkaluar kufiri”.

Kufinjtë janë kaluar menjëherë pas “kokëprerjes” së parë që është dërguar nëpër rrjetet sociale. Mendoj se është e palejueshme në aspekt gazetaresk që të shkallëzohet, diçka që, në aspekt civilizues, është e papranueshme – akt që ndodh në shekullin 21, veçanërisht nëse i shohim gjurmët e gjakut që me muaj të tërë është duke i lënë pas vetes kjo organizatë. Nuk flasim për atë se ISIS-i deri tani është sjellë keq, e tani është bërë edhe më i keq. Jo, përkundrazi! Kjo organizatë që nga fillimi e tregon brutalitetin e saj dhe praktikon forcë mbi gjithçka që nuk i përgjigjet, duke filluar nga ushtarët, nëpërmjet robërve, e deri te gratë, fëmijët dhe të moshuarit e paaftë. Është e qartë se Deklarata universale për të drejtat e njeriut, të cilën OKB-ja e ka miratuar në vitin e largët 1948, nuk do të thotë asgjë për këta njerëz.

Prandaj është e panevojshme dhe e paarsyshme që të bëhet ndonjë krahasim në veprimet e tyre, për shkak se asnjë prej tyre nuk është i kuptueshëm ose i arsyeshëm. Bile edhe në vetë informatën citohet një njeri i cili thotë se “kjo nuk është hera e parë që ISIS-i të bëjë një gjë të këtillë” dhe për këtë arsye nuk mund të thuhet se TASHMË janë tejkaluar kufinjtë. Disa shembuj: prerja e kokëve të dy gazetarëve drejtpërdrejtеkzekutimi i disa mjekevegurëzimi deri në vdekje, etj.

Këtu kemi një rast të qasjes jokorrekte ndaj lajmit të marrë prej mediave tjera, nuk është theksuar se prej ku është “huazuar”, të cilit i është qasur me bindjen se është “kafshatë e lehtë gazetareske” që pastaj të shëmtohet me formulime të këqija. Ai që mendon se përgatitja e lajmeve nga bota është detyrë e thjeshtë, gabon shumë, për çka shembull është edhe ky artikull.

Lajme të ngjashme

Back to top button