Kryeministri Edi Rama, ishte sot në shkollën e mesme “Ismail Qemali”, në Tiranë ku uroi për nisjen e vitit të ri shkollor. Pas fjalës së mbajtur përpara nxënësve, Rama nuk la pa bërë shaka me modelin e flokëve të gjimnastëve.
Duke ftuar dy prej nxënësve krah tij, kryeministri duke i pyetur se sa kohë harxhojnë për rregullimin e flokëve.
“Kjo dyshja është për të bërë një fotografi ‘Ismail Qemali fashion’. Edhe për të bërë trendin e “Ismail Qemalit”.
Rama: Sa minuta të marrin këto flokët për t’i…?
Gjimnasitja: Nuk i bëj vetë…
Rama: Kush t’i bën?
Gjimnazistja: Mi bën kushërira
Rama: Sa orë i duhen kushërirës?
Gjimnasistja: 10-15 minuta!
Rama: Mirë atëherë sukses dhe paçi sa më shumë flokë që të bëni sa më shumë forma me flokët se për mua është kohë e kaluar. Kështu që lum si ti (i drejtohet gjimnazistit në krah) që mund t’i qethësh dhe të zgjaten.