Agjencia për Komunikime Elektronike do të donojë 61.500.000 denarë apo rreth një milionë euro Ndërmarrjes publike të komunikacionit (NPK) për realizim të projektit “Rrota panoramike”.
Komisioni i Agjencisë për komunikime elektronike para se ta miratojë këtë donacion ka kërkuar mendim nga Ministria e Drejtësisë, kumton Kurir. “Anëtarët e Komisionit njëzëri dhanë pëlqimin për të lidhur marrëveshje për donacion”, thuhet në komunikatën e Komisionit.