Site icon PORTALB

Kërçovë, lokalet i tërheqin të rinjtë si me magnet

Kërçova natën

Kërçova natën

Të rinjtë e Kërçovës kanë një vend të preferuar ku kalojnë mbrëmjet dhe ky është pikërisht bulevardi kryesorë i qytetit ku gjendet katër bar – lokalet  më të njohura të qytetit. Gjatë mbrëmjeve, ky vend është i stërmbushur dhe ka njerëz që rrinë në pritje për të zënë një vend në këto lokale ku të ulen.

Zakonisht këto lokale vizitohen nga të rinjtë shqiptarë, rrallë herë edhe nga turqit dhe më pak nga maqedonasit.

“Dalim shpesh këtu me shoqërinë, na pëlqen sepse këtë atmosferë në Kërçovë mund ta shohësh vetëm verës. Ka vetëm të rijnë dhe është shumë bukur, argëtuese.” – thotë Syarta Arsllani, studente.

“Ky është vendi që pëlqej më shumë në Kërçovë. Është interesante sepse janë lokale që janë gjatë gjithë kohës të stërmbushur dhe ndonjëherë duhet të presim rend për tu ulur. Ka edhe lokale të tjera më tutje por këtu vijmë të gjithë. Kur jam në mërgim, më merr malli që të vijë dhe të pijë një kafe këtu.” – thotë Arbër Dervishi, i sapo kthyer nga Gjermania.

Ata nuk ankohen për çmimet e produkteve që u ofrohen. 

Kërçova është një vend i vogël dhe gjatë periudhës tjetër të vitit në qytet nuk vërehet ndonjë lëvizje e madhe por sezoni veror i kthen gjallërinë qytetit dhe kjo si arsye e numrit të madh të mërgimtarëve që vijnë gjatë verës, studentët që kthehen nga qytetet tjera ku studiojnë dhe vetë qytetarëve që janë në sezonin e pushimit.

Exit mobile version