Site icon PORTALB

Thaçi: Do të kthehemi në Kuvend

Menduh Thaçi

Menduh Thaçi

PDSH-ja nuk do të lejojë që bojkoti i saj ndaj punës së Kuvendit të shfrytëzohet si pretekst për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, dhe në rast se ndodh një tentim i tillë ne do të kthehemi në Kuvend.

Kështu thotë në intervistën për “Lajm” kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, duke sqaruar se partia e tij nuk është kundër zgjedhjeve, por nuk dëshiron të shërbejë si alibi për manipulime të pushtetit.

Ai flet gjerë e gjatë edhe për kërkesat për ndryshime brenda PDSH-së, për kongresin e ardhshëm të partisë si dhe për situatën paszgjedhore në Maqedoni. Në këtë intervistë ai flet edhe për zhvillimet në PDSH- para kongresit të ardhshëm të partisë, për ngecjen e procesit euroatlantik të Maqedonisë, për zhvillimet mbarëshqiptare në Ballkan.

Javë më parë, menjëherë pas rrahjes së depuetëve të BDI-së e PDSH-së në Parlament, Imer Aliu theksoi se PDSH-ja do tërhiqet nga Parlamenti deri sa organet kompetente nuk ndërmarrin masa kundër, siç tha ai, dhunuesve deputetëve të BDI-së Talat Xhaferi, Artan Grubi, Musa Ibrahimi, Mervan Xhemaili dhe Rexhail Ismaili.

Exit mobile version