Site icon PORTALB

Mot me diell, pasdite shi

Parashikim i motit për sot

Parashikim i motit për sot

Moti sot në vendin tonë gjatë mëngjesit pritet të jetë me diell dhe i ngrohët, ndërsa gjatë orëve të pasditës do të ketë zmadhim të vrenjtësirave dhe zhvillim të një moti me shi dhe jostabil, posaçërisht në pjesën perëndimore të vendit.

Temperaturat pritet të sillen prej 9 deri më 17 gradë, ndërsa ato të ditës prej 24 deri më 31 gradë celsius.

Shkupi pritet të ketë mot të ngjashëm, diell në mëngjes, ndërsa gjatë orëve të mbrëmjes me reshje të rrëmbyeshme të shiut. Temperatura pritet të sillet prej 14 deri më 29 gradë celsius.

Exit mobile version