Drejtorja e përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Margaret Chan, ka bërë të ditur se mbi 2,400 njerëz kanë humbur jetën në Afrikën perëndimore, si pasojë e shpërthimit të virusit Ebola qysh në muajin mars.
Ajo i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të dërgojë personel dhe ndihmë mjekësore në vendet më të prekura: Guine, Siera Leone dhe Liberi.
Ebola transmetohet përmes gjakut, djersës dhe të vjellave të të sëmurëve. /rel