Site icon PORTALB

Emërimi i shkollave, BDI thirret në legjitimitetin e sovranit

BDI - Llogo

BDI

Në një komunikatë të saj, BDI thotë se po trajton çështjen e emërimit të shkollave në përputhje me pritjet e qytetarëve.

“Sa i përket çështjes së emrave të shkollave, Bashkimi Demokratik për Integrim trajton çështjet në mënyre parimore dhe në përputhje me pritjet e qytetarëve, prindërve, nxënësve dhe mësimdhënësve në shkollat përkatëse, por, assesi për përfitime të ulta politike. Emrat u ndryshuan për arsye se këtë e deshën prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit, e jo dikush tjeter. Ne nuk e kemi mendjen që çdo të hënë t’i ngrejmë tabelat e emrave se kjo nuk do të ketë asnjë vlerë për qytetarët dhe nuk e ndihmon fare procesin edukativo-arsimor”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Në komunikatë më tej thuhet se “Maqedonia e pas vitit 2001 ka përqafuar realitetin dhe po përforcon karakterin multietnik të shtetit si vlerë e shtuar për stabilitetin e qëndrueshëm të shoqërisë tonë. Kjo nënkupton edhe ndryshim të vlerave të trashëguara të sistemit të njëmendësisë dhe përafrim me dëshirat dhe pritjet e komunitetit shumicë në komunat përkatëse. Për ti realizuar këto ndryshime të vlerave të imponuara me dekada të tëra nga një sistem përjashtues për shqiptarët, nevojitet punë e përbashkët e përfaqësuesve legjitim të të dy komuniteteve shumicë në vend”.

“Vullneti i vetëm që mund ta përcakton këtë legjitimitet dhe pjesëmarrjen e një subjekti politik në Qeveri është vullneti i sovranit i shprehur në zgjedhje të lira dhe demokratike”, thotë BDI.

Exit mobile version