Site icon PORTALB

Kapet nga policia i riu nga Kondova që theri me thikë dy bashkëmoshatarë

Arrestim

Arrestim

Policia e Shkupit ka ngritur padi penale për të miturin F. A nga fshati Kondovë për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale ‘lëndime të rënda trupore’ pas çka ka plagosur dy persona.

Gjykatësi i ka shqiptuar 30 ditë paraburgim.

Ai më datë 8 shtator të këtij viti në orën 21:30 fizikisht ka sulmuar dy persona me thikë. Arsyja e sulmit ka qenë pasi të dy kanë refuzuar të bëhen shokë të tij dhe së bashku me atë të kryejnë vepra të ndryshme penale.

Të miturit nga ana e prindërve menjëherë janë dërguar në spital ku ende po mbahen në mjekim, ndërsa njërit prej tyre i është kryer edhe intervenim kirurgjik.

F.A është kapur të nesërmen nga njësiti për intervenime ALFA edhe i është dorëzuar policisë.

 

Exit mobile version