Site icon PORTALB

Ish- i dashuri i jep dajak Adelina Tahirit, vëllaut të saj dhe … (Foto)

Lokali ku ka ndodhur ngjarja

Lokali ku ka ndodhur ngjarja

Këngëtarja shkupjane, Adelina Tahiri, jo shumë moti i dha fund lidhjes së saj, me djalin e zv.kryeministrit të Maqedonisë, Musa Xhaferi, për të nisur një lidhje të re.

Ish- i dashuri i Adelinës si që shkruan Indeksonline, duket se nuk është pajtuar me faktin se ish- e dashura e tij tashmë po vazhdon jetën me një tjetër, e situata u “nxeh” kur Adelina, krahë për krahu me të dashurin e saj të ri dhe vëllaun e saj shkoi në “Bar Square”, në Shkup, pronar i së cilës ka qenë dhe ish i dashuri i saj.

(Adelina Tahiri dhe i dashuri i saj nga Shqipëria)

Dhe e gjithë kjo ka shtyrë këtë të fundit, që në orët e vona të ushtrojë “dajak” mbi këngëtaren seksi, vëllaun e saj, dhe të dashurin nga Shqipëria, bëjnë të ditur burime të Indeksonline.

Një dëshmitar ka thënë se Xhaferi, i ka rrahur “shumë keq” treshen në fjalë, dhe se edhe për disa ditë nuk do të kenë forcë të vizitojnë lokalet, të paktën jo njehërë lokalin e njejtë./Indeksonline/

Exit mobile version