Site icon PORTALB

Përsëri dhunë në futbollin shqiptar: Gjakoset presidenti i Tiranës (Video)

Dhuna është rikthyer në stadiumet e futbollit shqiptar, tani në ndeshjen Vllaznia-Tirana. Sfida e elitës shqiptare të futbollit mes Vllaznisë dhe Tiranës ka sjell jo vetëm futboll.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, Tirana pretendoi një penallti, por arbitri i ndeshjes nuk ka qenë i këtij mendimi duke sjellë edhe revoltën e presidentit të Tiranës pranë vëzhguesit të ndeshjes.

Në këtë moment tifozët e Vllaznisë nga tribuna VIP e kanë qëlluar Halilin me sende të forta duke i shkaktuar disa dëmtime në kokë, njofton Shqiptarja.

Pas precipitimit të situatës ka ndërhyrë FNSH në ambientet e stadiumit, ndërsa mjekët e ekipit të Vllaznisë i kanë dhënë ndihmën e parë Presidentit të Tiranës.

Incidenti ka sjellë edhe ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta, deri sa është qetësuar gjendja për të rinisur më pas.

Nga përleshja ka mbetur i plagosur edhe një polic dhe 5 tifozë të ekipit të Tiranës. Ndërkaq, i plagosur ka mbetur edhe një tjetër tifoz, babai i njërit prej futbollistëve të Shkodrës, i cili dyshohet se është goditur me thikë nga tifozët e Tiranës.

E ndërsa në fund ndeshja përfundoi 1-1, përleshja mes dy tifozerive vazhdon edhe jashtë ambienteve të stadiumit.

Pas përfundimit të ndeshjes tifozët e Tiranës janë hedhur në fushë, ndërsa kanë thërritur “e pushtuam” e “pushtuam”, po kështu janë thyer stolat dhe provokuar tifozët e Vllaznisë

Tifozeria e Tiranës ka ngelur brenda stadiumit, pasi stadiumi është pushtuar nga tifozët e Shkodrës. Por situata mund të rëndohet, pasi tifozët shkodranë nuk po largohen rrethimi i stadiumit.

Exit mobile version