Site icon PORTALB

Galeria e Arteve në Tetovë organizon “Koloninë Artistike 2014”

Galeria e Arteve Pamore në Tetovë

Galeria e Arteve Pamore në Tetovë

Nesër në Galerinë e Arteve Pamore në Tetovë nis me punë organizimi “Kolonia Artistike 2014”. Ky organizim që tani më është shndërruar në tradicional pasi që mbahet pesë vite me radhë do të realizohet në qendrën turistike “Kodra e Diellit” në Tetovë.

Përpos artistëve vendor, do të marrin pjesë edhe artistë që vijnë nga rajoni, gjegjësisht nga Shqipëria, Kosova, Turqia, Bosnja dhe Hercegovina.

“Kolonia Artistike 2014” do të zgjat deri më 15 shtator. Përpos angazhimeve profesionale, në këto 5 ditë do të realizohen edhe vizita nëpër objektet dhe vendet me vlerë historike-kulturore në Tetovë.

Exit mobile version