Më 10 shtator 2014 me fillim në ora 9:00 në Gem klub në Shkup do të mbahet ngjarja promovuese e projektit “Rrjeti i organizatave qytetare për të dhëna të hapura”.
Fjalim do të mbajë Ambasadori i Britanisë së Madhe Charles Edmund Garrett, ndërsa më pas ngjarja do të fokusohet në vlerësimin e gjendjes, ndikimi dhe sfidat me të cilat ballafaqohen organizatat joqeveritare gjatë përdorimit të të dhënave të hapura në Maqedoni.
Projekti implementohet nga ana e Fondacionit Metamorfozis ndërsa është i përkrahur nga Fondacioni Open Knowledge.
Qëllimi i këtij projekti është ndërtimi i kapaciteteve të organizatave joqeveritare për promovimin e agjendave të hapura, nëpërmjet formimit të Shkollës për të dhëna të hapura-Maqedoni