Site icon PORTALB

Miley Cyrus shokon përsëri

Miley Cyrus

Miley Cyrus

Java e modës në New Yourk është e menduar për të gjithë dashamirët që e duan modën dhe dëshirojnë të jenë të vërejtur. Por këngëtarja Miley Cyrus edhe kësaj radhe ka shkuar një hap para të gjithëve.

Njëzet vjeçja Cyrus është paraqitur në ndejën e koleksionit Aleksander Vang me pantallona dhe asgjë tjetër. Gjoksin e ka mbuluar vetëm me ngjiteshe në formë të akullores dhe kështu ka arritur të marrë vëmendjen e të gjithë të pranishmëve të cilët nuk kanë hezituar që fotot e saj t’i publikojnë nëpër rrjete sociale.

Përveç kësaj në sy ka mbajtur një palë syze në formë të tabletave, ndërsa në veshë vathë në formë të lules së kanabisit. Ndërkaq, në ndejë ka ardhur me shoqen dhe modelen e njohur Hailey Baldwin, e cila është edhe vajza e aktorit të njohur Stiven Baldwin.

Exit mobile version