Site icon PORTALB

Guardiola stërvitje të lehtë për agjëruesit Shaqiri dhe Ribery

Edhe pse luajnë në klub profesionist, nuk hjekin dorë nga agjërimi

Edhe pse luajnë në klub profesionist, nuk hjekin dorë nga agjërimi

Pep Guardiola ka trajtim ndryshe për Xherdan Shaqirin dhe Frank Riberyn në seancat stërvitëse. Sipas një mediumi gjerman, trajneri spanjoll e ka parasysh se Ribery dhe Shaqiri janë duke e agjëruar Ramazanin dhe se për ta ka kërkuar ushtrime më të lehta.

Vetëm pjesët taktike të stërvitjeve janë duke vlejtur për Shaqirin dhe Riberyn, ndërsa fitnesi dhe pjesa e ushtrimeve fizike janë më të rezervuara për ta.

Guardiola këtë praktikë ndaj lojtarëve që agjërojnë e kishte përdorur edhe te Barcelona kur Seydou Keitas dhe Eric Abidal shpesh herë u jepte pushim për shkak të muajit të Ramazanit.

Exit mobile version