Site icon PORTALB

Strickling përgëzoi Ivanovskin për lidership në avancimin e internetit

Lawrence E. Strickling

Lawrence E. Strickling

Lawrence E. Strickling, ndihmës sekretar për komunikime elektronike dhe informatikë, dhe administrator në Administratën kombëtare për telekomunikacion dhe informatikë pranë Departamentit të tregtisë të SHBA, për takimin e sotëm me ministrin për shoqëri informatike të Republikës së Maqedonisë Ivo Ivanovski falenderoi atë për, siç tha, “lidershipin e tij në avansimin e çështjeve në lidhje me internetin dhe telekomunikacionin në nivel rajonal dhe ndërkombëtar”.

“Kishim një diskutim produktiv rreth formës së bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Maqedonisë për avansimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në mbështetje të qasjes për përfshirje të shumëanshme në menaxhimin e internetit. Shpresoj që bashkëpunimi ynë do të vazhdojë në muajt në vijim, për të promovuar dhe mbrojtur sistemin e përfshirjes të shumëanshme të faktorëve në menaxhimin e internetit, që promovon lirinë e shprehjes dhe zhvillimin ekonomik”, ka thënë Strickling.

Exit mobile version