A do të vazhdojnë sukseset e shqiptarëve?
Zvicra e gjashtë shqiptarëve sonte do ta ketë takimin e saj për kualifikimet e Francë 2016.
Helvetikët do të luajnë në një ndeshje të vështirë si vendas kundër Përfaqësueses së Anglisë.
Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Admir Mehmedi e Pajtim Kasami janë gjashtë shqiptarët e ftuar nga përzgjedhësi i ri i Zvicrës, Vladimir Petkoviq.
Prej tyre, së paku katër pritet të luajnë titullarë.