Federata e Bosnjë dhe Hercegovinës ka shpallur sot ditë zie për pesë viktimat e shpërthimit në minierën Raspotoçje, pranë qytetit Zenica.
Pesë minatorë kanë humbur jetën nga shpërthimi që ka ndodhur të enjten vonë, si pasojë e një tërmeti.
Të pestit do të varrosen sot.
Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë të gjallë dhjetëra minatorë.
Ata kanë qenë të bllokuar rreth 500 metra nën tokë.