Site icon PORTALB

Rice: Kina mbetet prioritet i SHBA-së

Susan Rice

Susan Rice

Këshilltarja për siguri kombëtare e Shtëpisë së Bardhë ka thënë se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta konsiderojnë Kinën si prioritet.

Susan Rice i ka bërë këto komente gjatë takimit me kryediplomatin kinez, Yang Jiechi, në Pekin.

Rice ndodhet në kryeqytetin kinez në prag të vizitës së presidentit Barack Obama atje, në muajin nëntor.

Ajo ka thënë se në mesin e të gjitha çështjeve me të cilat përballet SHBA-ja, Obama vazhdon ta konsiderojë Kinën prioritet.

Yang i ka thënë asaj se vendet duhet “të respektojnë interesat e ndërsjella dhe në mënyrë konstruktive të menaxhojnë dallimet dhe çështjet e ndjeshme”.

Exit mobile version