Shkruhet historia, Kosova arrin fitoren e parë ndërkombëtare, duke mposhtur Omanin. Përfaqësuesja e drejtuar nga Albert Bunjaku e përkrahur nga më shumë se 10000 mijë tifozë, e me një angazhim të madh, gjatë gjithë lojës ishte skuadër më e mirë, duke e merituar plotësisht fitoren.
Goli i vetëm i kësaj ndeshje u shënua në minutën e 85’ nga penalltia. I sigurt u tregua Loret Sadiku, për të ngritur në këmbë të gjithë të pranishmit në stadiumin e Prishtinës.