LSDM kërkon nga qeveria që me urgjencë të tërheq ndryshimet në ligjin për arsim fillor dhe të mesëm pasi janë jo kushtetuese, jo demokratike dhe shkelin të drejtat e punëtorëve. Sipas tyre ky precedan i radhës i qeveris është kundër Konventave ndërkombëtare. Me këtë sipas partisë së Zaevit, Gruevski tregon se frikohet nga pakënaqësia e mësimdhënësve të cilët me vite marrin premtimet e njëjta boshe.
“Me këtë hap, qeveria tregoi se frikohet. Frikohet nga pakënaqësia në arsim. Frikohet nga mësimdhënësit e dëshpëruar të cilët me vite i gënjejnë me premtime të vazhdueshme që mbesin në letër. Qeveria frikohet nga revolti që krijoi politika e tyre me kaosin në arsim. Të ballafaquar me paralajmërimin për grevë serioze në arsim, qeveria vendosi të aplikojë masën e dëshpërimit: të parandaloj grevën legjitime dhe të kërcënoj me zëvendës-mësues. Gruevski zbaton padrejtësi të re ndaj punëtorëve. Të pa aftë për të zgjidhë problemet, i frikësuar nga pakënaqësia, tenton të krijoj mundësi ligjore për të heshtur ata që dëshirojnë të ngrenë zërin kundër pasojave nga politikat e tij”, tha Oliver Spasovski, LSDM.