Site icon PORTALB

Një grup prej 20 huliganësh rrahin dy të mitur në Shkup

Në Shkup vazhdojnë incidentet dhe rrahjet e kalimtarëve të rastit

Në Shkup vazhdojnë incidentet dhe rrahjet e kalimtarëve të rastit

Në afërsi të urës “Goce Dellçev” në Shkup, mbrëmë rreth orës 21 e 30, kushërinjve Sh.Sh., dhe F.A., që të dy të moshës 14 vjeç, të cilët kanë qenë në shoqërim të tre vajzave nga 14-15 vjet, në një moment është shfaqur një person i panjohur i cili për një kohë të shkurtër është kthyer me grup prej 20 vetash dhe fizikisht kanë sulmuar me grushte dy të rinjtë në kokë dhe trup.

MPB ka kumtuar se nga dhuna e kryer, vajzat janë frikësuar dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Dy të rrahurit janë dërguar në Spitalin e qytetit dhe policia thotë se kryen hetimet e mëtejme.

Exit mobile version