Agnesa pozon me speca
Bukuroshja shqiptare Angesa Vuthaj ka pozuar për revistën ‘Shija’ dhe fotoja e saj është vendos në kopertinën e kësaj reviste. Në këtë fotografi Agnesa shihet që në dorën e saj mban speca të kuq pasi vet përmbajta e revistës është me produkte ushqimore.
Me grim nga studio Sellma, flokët nga Kaci dhe fustanin nga dyqani i saj, Agnesa dukej shumë e bukur si një grua që merret me kultivimin e produkteve ushqimore që bëhen në stinën e vjeshtës.
Agnesa kohëve të fundit është shumë e angazhuar me projekte të reja dhe disa ditë më parë ka konfirmuar për gazetën Tribuna se është duke u marrë me dizajnimin e këpucëve për sezonin vjeshtë-dimër të këtij viti.